Në fshatin Sfillarë të Poshtme të Sarajit në mënyrë të turpshme është demoluar ambulanta e fshatit.
Autorët janë të panjohur, por sipas postimit në faqen e këtij fshati në facebook, duket se demolimin e kanë bë persona të rinj.
Rasti është paraqitur edhe në polici, ku thonë se po punojnë për ndriçimin e tij.
“Tmerri që na pret nga ardhmëria jonë..
Kjo është gjendja e Ambullantës në Sfiillarë të Poshtme, e cila para 3 muajve ishte funksionale….
Turp!
Çka të themi,mbetesh pa koment …
Pse, pse, pse…..a kanë prind këta? Nesër do bëhetn edhe vetë pridër…
Ka qenë e mbyllur komplet, si e kanë thyer komplet derën e hymjes, vetëm e vetëm ta demolojnë? Turp!”, shkruan në njoftimin e postuar në facebook, shoqeruar me shumë fotografi.