Normalja e re e Kryeministrit Mickovski.
(nga mini protesta jonë para Prokurorisë)
Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhet në krizë. Paaftësia e Kryeministrit Mickovski për të gjetur zgjidhje ndaj perspektivës evropiane, ekonomisë, përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike, shëndetësinë, ekologjinë si dhe reformat në gjyqësor, na solli të kundërtën. Pra, na solli izolimin e shtetit, regres në zhvillimin ekonomik, përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike, shëndetësi kaotike, ajër të papastër (ndër të parët në botë) si dhe partizim të Gjyqësorit. Eh, kjo është “normalja e re” e një Kryeministri të paaftë.
Ai na solli një sërë krizash në më pak se një vit. Ky është rezultat i një Kryeministri që ka pushtet absolut. Duke filluar nga pushteti presidencial, ai ekzekutiv, parlamentar dhe tani përmes tragjedisë në Koçani edhe atë të gjyqësorit. Për fat të keq të gjitha pushtetet kontrollohen nga Ky Kryeministër i paaftë. Dhe kur jemi tek Gjyqësori, kapja e gjyqësorit nga ana e KM Mickovski solli dëm edhe më të madh sidomos tani kur po na servohet drejtësi selektive. Prandaj sot, në posterin tonë kemi vendosur dy fajtorët që do duhej të shkarkoheshin por nga shkaku i tregjedisë së Koçanit ata arritën edhe t’i sigurojnë pozicionet e tyre. Kështu që në vend të reformave tani kemi drejtësi selektive ku fajtorët kryesorë nuk ndiçen përkundrazi, ata janë në liri ndërsa në vend të tyre arrestohen njerëz të tjerë të pafajshëm sidomos nga opozita shqiptare. Dhe për këtë u deklaruan edhe profesionistët nga hetuesia dhe e drejta.
Porosia jonë është për të gjithë qytetarët e në veçanti shqiptarët që të jenë të kujdesshëm sepse të gjithë ne jemi target (cak) i “normales së re” të qeverisë së Mickovskit sepse u dëshmua se pushteti absolut në duar të një njeriu i paaftë si puna e KM Mickovski prodhon vetëm kriza, kapje të gjyqësorit dhe shkatërrim të demokracisë.