Alsat 2019-08-12T11:54:22+02:00
Për shkak të valës së ngrohtë që e ka përfshirë vendin me temperatura shumë të larta nga faza portokalli, numri i thirrjeve ndaj shërbimit për Ndihmën e parë mjekësore (NPM) gjatë fundjavës së lamë pas është rritur, si për intervenime ashtu edhe për këshilla. Të dielën ekipet e Ndihmës së parë kanë pasur rreth 80 intervenime, ndërsa të shtunën 76 intervenime.
Siç informon për MIA-n, dr. Vesna Nedelkoska, shefe e turnit në NPM, përveç asaj që paraqiten në numrin 15123, pacientë paraqiten edhe numrin 194 për këshilla lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
“Më shpesh paraqiten persona të sëmurë kronikë si dhe në çfarë mase ta shfrytëzojnë terapinë e tyre. Kryesisht ata janë me probleme me zemrën, hiper tensione, goditje në tru”, thotë dr.Nedelkoska.
Për shkak të parandalimit të pasojave nga valët e ngrohta, Ministria e Shëndetësisë solli rekomandime që të lirohen nga puna grupet më të cenueshme, siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeçe, në institucionet për përkujdesin e fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të gjithë subjektet juridike të cilët kryejnë aktivitete në ambient të hapur në periudhën e theksuar t’i ndalojnë aktivitetet, që veçanërisht kanë të bëjë me punonjësit e ndërtimit.
Qytetarët në gjithë periudhën e verës duhet t’i respektojnë masat e ardhshme të përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, që do të thotë se gjatë ditëve të ngrohta ekstreme duhet të qëndrojnë kohë më të gjatë në hapësira të mbyllura (para se gjithash në ajër të kondicionuar), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, të veshin veshmbathje të lehtë, gjatë ekspozimit direkt në diell të mbajnë syza dhe kapelë mbrojtëse, gjatë rrezitjes të përdorin krem me faktor të lartë mbrojtës, të hanë sasi më të vogël të ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, më pak ushqim të yndyrshëm, të pinë më shumë ujë dhe t’u shmangen pijeve alkoolike, gjatë hyrjes në automjet duhet për një kohë ta ajrosin, ndërsa personat e sëmurë kronik duhet rregullisht ta marrin terapinë e shkruar në konsultim me mjekun amë.
Loading…



