Shkruan: Naser Pajaziti
Skandali që bëri bujë në Aeroportin e Shkupit me udhëtimin presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me avion komercial për në Lubjanë kërkon sqarime nga autoritetet përgjegjëse:
A është procedura e njejtë për të gjithë krerët shtetëror, edhe ata që kalojnë transit?
Kush është personi përgjegjës i VIP zonës (zyrtar i TAV) që ka insistuar që presidentja t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar dhe të imtësishëm, duke i kërkuar edhe çantën e telefonin. A është rregull e patjetërueshme dhe ligjore kjo procedurë apo kemi të bëjmë me tentim aventurier provokues me prapavijë të caktuar?
Përgjegjësi për mbajtjen e aeroplanit të presidentes në pistën e Aeroportit të Shkupit për më shumë se një orë me arsyetimin se autoritetet e Lubjanës kanë kërkuar këtë për të siguruar kohën e aterimit. Presidentja Osmani pas kontaktit me autoritetet sllovene ka nxjerrë në rrenë dhe mashtrim zyrtarët që kishin bërë këtë veprim skandaloz diplomatik?
P.S.
Nga një hulumtim i bërë, një zyrtar i lartë shtetëror si në rastin e presidentes Vjosa Osmani që udhëton me një aeroplan komercial (me pasagjerë tjerë), zakonisht është i detyruar t’i nënshtrohet kontrolleve të sigurisë sipas rregullave të IATA (International Air Transport Association), sikurse të gjithë pasagjerët e tjerë.
Megjithatë, disa zyrtarë të lartë mund të kenë përjashtime ose trajtime të veçanta të sigurisë, të cilat varen nga politika e secilit aeroport dhe vendi. Për shembull, presidentët, kryeministrat dhe figura të tjera të larta shtetërore shpesh kanë masa të ndryshme sigurie dhe protokolle speciale.
Për më shumë detaje mbi rregulloret dhe standardet e sigurisë të IATA, mund të vizitohet faqja zyrtare: https://www.iata.org/en/programs/security/
Një rast i ngjajshëm paska ndodhur në shtator të 2021 me ministrin e brendshëm të Çekisë, Jirzhi Novaçek kur ishte urdhëruar ti nënshtrohej kontrolleve sepse po udhëtonte me avion komercial. Por gjithçka kishte kaluar në heshtje!
Ma pak zhurmë dhe fake news, por të zbardhet e vërteta se çka ndodhi dhe ku janë lëshimet?
*postim në facebook