Pasi u dorëzua Anxhello Gjorgjievski, i dyshuari I parë për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, I cili ishte në arrati, në polici ka folur edhe vajza Klementina Levkovska, e involvuar në këtë rast.
Burime policore kanë njoftuar për mediat se Levkovska është mbrojtur duke thënë se shkak për incidentin ka qenë një “prekje e pahijshme” ndaj saj nga hendbollisti tashmë i ndjerë, Denis Tot.
Sipas saj, “prekja e pahijshme” është bë shkak për fillimin e incidentit verbal, që në fund ka përfunduar tragjikisht, transmeton Almakos.
Ndryshe MPB-ja ka njoftuar se Georgievski pardje në orën 01.20 të mëngjesit u është dorëzuar zyrtarëve policorë ekipit operativ “Kërkime” në rajonin e lagjes Aerodrom, kurse rreth orës 02.00 është dërguar në paraburgim në Burgun e Shkupit.
Rasti në detaje po mbulohet nga mediumet kroate, ku hapësirë të madhe i jepet edhe videos ku shihet si ka ndodhur incidenti, ku edhe vajza Klementina Levkovska vërehet duke i dhënë disa goditje me shqelm hendbollistit kroat, pasi ai ka rënë pa vetëdije në tokë.
Mediumet kroate poashtu raportojnë edhe për përplasjet politike që shkaktoi në Maqedoni ky incident tragjik.