Takimi i planifikuar në kuadër të procesit Jean Monnet nuk u realizua në janar meqë tre deputetët e VMRO’së nuk morën konfirmim nga VMRO-DPMNE, tha eurodeputeti maqedonas Ivo Vajgl në një intervistë për Mia, njofton Almakos.
“Së pari ne prisnim kongresin e tyre të jashtëzakonshëm dhe vendimin për udhëheqjen e partisë dhe sigurisht vendimin e udhëheqjes së re nëse VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në projekt. Deri më tani, ne akoma nuk kemi marrë një përgjigje të tillë. Kam marrë informacione se javën e ardhshme, Kryetari i ri i zgjedhur i VMRO-DPMNE do të jetë në Bruksel ku do të kemi dhe një bisedë me të”,thotë ai.
Eurodeputetët do të vizitojnë në shkurt Shkupin, ku do të merren vesh për datën e re të takimit. Vajgl gjithashtu nxit opozitën, e cila nuk merr pjesë në punën e Parlamentit, se bojkoti nuk është një instrument i pranueshëm për shtetet dhe marrëdhëniet demokratike.
VMRO-DPMNE është akoma parti dominuese në Maqedoni dhe Parlament ku do të duhet të marrë përgjegjësi me Qeverinë për të vazhduar reformat, progresin e përgjithshëm të Maqedonisë dhe rrugën e saj evropiane. Natyrisht, qeveria ka detyrimin t’i japë opozitës, opozitën në çdo fazë demokratike, veçanërisht nëse ajo është një opozitë e fortë pa të cilën nuk mund të implementohet reforma serioze apo marrëveshje ndërkombëtare “, theksoi Vajgl.
Situata e përgjithshme politike në Maqedoni sipas eurodeputetit, është në një trend rritës.
Nuk ka dyshim se është e një rëndësi të madhe që qeveria të hyjë në dialog produktiv dhe të vendosur me fqinjët, sic ka krijuar marrëdhënie të reja me Bullgarinë. Gjithashtu mund të vlerësohet dhe një dialog i suksesshëm me Greqinë, edhe pse tani për tani është ende e vështirë të flitet për rezultatin “, tha Vajgl.
Sa i përket situatës së brendshme, ai thotë se ka garanci nga Qeveria se reformat që janë paraqitur në raportin Priebe dhe marrëveshja e Przhinos po punojnë seriozisht.
“Qeveria e së cilës ka ndërmarrë hapa për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë dhe po punon paralelisht me reformat në fjalë, këtë vit do të marrë një vendim mbi fillimin e negociatave”, tha ai./Almakos

