Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), Ivo Vajgl ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, ku flet për Ligjin për gjuhët dhe për mundësitë që Maqedonia të merr datë për fillimin e bisedimeve.
”Mendoj se marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të rëndësishme, kurse ai ligj, në të vërtetë pasqyron këto marrëdhënie. Nuk duhet të bëhet problem që shtetasit e Maqedonisë, shoqëria e Maqedonisë të ndahet. Sipas kësaj, nëse VMRO-DPMNE-ja thekson se është e arsyeshme që në të kaluarën pikërisht Qeveria e VMRO-DPMNE-së propozoi Ligj për përdorimin e gjuhëve, nuk duhet dhe nuk do të ishte në rregull që tani të tërhiqet nga ajo zgjidhje dhe nga ligji me të cilin garantohet barazia e gjuhëve në Maqedoni.
Mendoj se ky është një parakusht për bashkëjetesë dhe bashkëpunim në të gjitha shtetet ku kanë përbërje shumëkombëshe. Mendoj se në të kaluar janë bërë shumë gabime në marrëdhënie ndërmjet popullit shumicë dhe gjuhës pakicë dhe nuk duhet që Maqedonia të kthehet në pikën që ishte para Marrëveshjes së Ohrit dhe pas asaj që nxorën në pah zgjedhjet e fundit parlamentare, që bashkëpunimi ndërmjet popullit shumicë dhe atij pakicë është i mundshëm dhe i patjetërsueshëm”, theksoi Vajgl.
Në lidhje me fitimin e datës së bisedimeve, Vajgl shprehet se do të ishte e arsyeshme që të pritet një vendim i tillë nëse plotësohen kushtet dhe zgjidhet çështja e emrit.

