Dialogu politik është i domosdoshëm për avancim në rrugën e
reformave urgjente dhe për përmirësimin e kulturës parlamentare dhe atmosferën në Kuvend, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan pas
takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, liderët e partive politike dhe koordinatorët e partive politike parlamentare.
Eurodeputetët, theksojnë se në takimet, e kanë shfaqur mbështetjen e tyre të përhershme për dialog mes partive politike, posaçërisht për agjendën reformuese të nevojshme për anëtarësimin e vendit në BE dhe për funksionim efektiv institucional të Kuvendit.
“Spikeri dhe partitë politike e përshëndetën përkushtimin e Parlamentit Evropian dhe propozimet tona për mbështetje të dialogut dhe kërkesën për kompromise të cilat janë pjesë nga institucionet efektive
dhe moderne parlamentare. Biseduam si ta mbështesim ndërtimin e kapaciteteve për të punësuarit në Kuvend dhe e mbështesim ndërtimin e kapaciteteve për të punësuarit dhe anëtarët e Parlamentit, posaçërisht përmes ekspertizës teknike të mbështetur nga Komisioni Evropian”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre eurodeputetëve.
Në punën tonë me eurokomisarin Han, thuhet në kumtesë, gjithmonë e tregojmë solidaritetin tonë që të punojmë me Kuvendin për mbështetjen e shtetit në rrugën drejt integrimit Evropian.
“Pas takimeve shohim dinamikë të re përpara në vend. Jemi të kënaqur nga interesi i shprehur i spikerit dhe liderëve të partive politike për kyçje në dialog për punët e rëndësisë strategjike për vendin dhe qytetarët e saj, përfshirë edhe reformat e nevojshme për progres në rrugën për
eurointegrimin. Në prag të zgjedhjeve lokale, i inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit politik dhe institucionet të sillen me përgjegjësi dhe të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët që t’i
përmbushin të drejtat e tyre demokratike”, thuhet në kumtesën e përbashkët të eurodeputetëve Vajgëll, Flekenshtajn dhe Kukan.
Data 16.09.2025
Aktuale
- James Rubin: A është drejtësi të mbash dikë të paraburgosur për kaq shumë vite?
- Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
- (VIDEO) Mickoski akuzon BDI-në se bashkëpunon me Levicën, Ademi kundërshton
- Venera Azizi: Shqipja për herë të parë edhe në kartelat e identifikimit në Qeveri
- Mexhiti:Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup
- ASH e Taravarit paralajmëron rritjen e ndikimit të “botës serbe” në RMV përmes projekteve hoteliere
- I denoncuar si përfitues i tenderave në AKSHI, biznesmeni Ermal Beqiri në SPAK, Prokuroria e Posaçme bashkon 2 dosjet hetimore
- (VIDEO) Identifikohen 20 persona që dyshohen se i kanë vënë zjarret