Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës e organizoi Konferencën e
pestë Ndërkombëtare Ballkanike të Shkencave Sportive. Kjo konferencë tuboi në
ambientet e Universitetit të Tetovës, studiues të shumtë nga vendi rajoni dhe bota
në mesin e të cilëve Prof Agron Kasa nga Universiteti i sporteve të Tiranës ,
Profesor Chad Mc.Evoy si dhe studiues të tjerë. Në hapjen solemne të
Konferencës, përveç studiuesve dhe mysafirëve, të pranishëm ishin edhe Rektori i
Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekanë, senatorë, profesorë
student futbollistës e klubit futbollistik Shëndija të shoqëuar nga presidenti i klubit
Visar Bexheti si dhe trajneri Qatip Osmani, volejbollistet e klubit të volejbollit
Universiteti i Tetovës të shoqëruara nga trajnerja Laureta Abazi dhe mysafir të
tjerë. Punimet e konferencës së pestë ndërkombëtare Ballkanike të shkencave
sportive zyrtarisht i hapi rektori i Universiteti të Tetovës Prof.Dr Vullnet Ameti.
Të pranishmëve me fjalë përshëndetëse ju drejtuan edhe Profesor Agron Kasa i cili
prezantoi Universitetin e Sporteve të Tiranës, Prof.Chad Mc.Evoy, si dhe
Kordinatori i konferencës në fjalë Fadil Mamuti i cili theksoi se në këtë konferencë
marrin pjesë mbi 100 studiues nga vendi dhe rajoni. ,,Studiuesit në Konferencën e
Katërt Ndërkombëtare të Shkencave Sportive do të prezantojnë punimet e tyre që
paraprakisht janë pranuar nga Bordi Shkencor i Konferencës . Me fjalë rasti të
pranishmëve në këtë konferencë ju drejtua edhe dekani i fakultetit të Kulturës
Fizike pranë Universitetit të Tetovës Haki Ismaili.
Përndryshe punimet kjo konferencë do ti zhvillojë gjatë ditës së sotme dhe nesër,
ndërsa në përmbyllje të hapjes solemne të konference rektori i Universitetit të
Tetovës ka ndarë dhurata për Profesor Chad Mc Evoy, presidentin e klubit
futbollistike Shkëndija Visar Bexheti i cili poashtu rektorin i ndau një fanellë të
Shkëndijës me nënshkrimet e lojtarëve, ndërsa për futbollistiët e Shkëndijës janë
ndarë mirënjohje. Poashtu rektori dhurata dhe mirënjohje kishte paraparë edhe për
trajneren e klubit te volejbollit Universiteti i Tetovës dhe volejbollistët./TV KOHA/