Njoftimet nga fronti se batalionet çeçene kanë hyrë në front në Ukrainë dhe se janë nisur edhe mijëra tjerë rrugës u raportua si shqetësim, por jo për këta ushtarë ukrainas që tashmë sipas raporteve tashmë janë përballur me ta dhe Kadirovsky Batalionet çeçen të cilët janë ndarë keq, transmeton Gazeta Metro.
ĽIshte njoftuar se Putin ka lëshuar skuadra vrasëse për të eliminuar presidentin ukrainas Zelenskiy dhe familjen e tij si caku numër një. Në këtë operacion janë edhe zyrtarë tjerë të lartë ukrainas. Ishte pretenduar se skuadra speciale çeçene ‘gjuetarësh’ janë lëshuar në Ukrainë për të vrarë apo zënë rob zyrtarë të larë ukrainas.
“Popullit ukrainas: Mos u trembni nga ata çeçen të sjellë nga rusët janë çakej dhe asgjë tjetër. Janë vetëm burra me mjekra e do t’i rruajmë” dëgjohet tek tallet ushtari i njësiteve speciale ukrainase.
Në xhirim shihen ushtarët çeçen të forcave speeciale të batalionit jugor të Shërbimit të Gardës Federale në pyjet e Ukrainës që sipas raporteve kanë marrë urdhër të zënë rob apo vrasin zyrtarë ukrainas./gazetametro.net