Ushtarë rusë, që u plagosën në luftimet në Ukrainë, u dekoruan nga Ushtria ruse, derisa po trajtoheshin në spital. Mirëpo, kjo nuk është e tëra.
Mediumi britanik “DailyMail” publikoi të hënën pamje të ushtarëve që dukeshin jashtëzakonisht të lodhur e të tmerruar nga luftimet.
Dekoratat i ndau zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin, derisa ushtarët, të ulur në karrige me rrota, mezi ia kthenin përshëndetjen.
Një pjesë e ushtarëve, mosha e të cilëve është relativisht e re, thuhet se kanë lëndime edhe më të rënda, si humbje të gjymtyrëve.