Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të rruar, dispozita që u ndalohet të mbajnë mjekër mbetet në fuqi. Por ata mund të mbajnë mustaqe.
Gjykata Kushtetuese sot nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së paragrafit 7 të Rregullës për marrëdhëniet në kryerjen e shërbimit të Armatës së Maqedonisë, të miratuar në korrik 2012 nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Paragrafi i kontestuar thotë se personeli ushtarak që shërben në Ushtri duhet të jetë gjithmonë i veshur mirë, i rruar dhe me flokë të prera.
“Kaçurrelat priten mesatarisht, deri në mes të veshit dhe flokët nuk duhet të bien mbi veshët dhe jakën e veshjes, domethënë nuk duhet të arrijnë mbi buzën e kapelës apo beretës. Ai nuk duhet të mbajë mjekër dhe nëse mban mustaqe duhet të jetë 0,8 centimetra e gjatë nga buza e sipërme dhe nuk duhet të shtrihen përtej saj. Flokët nuk duhet të jenë më të gjatë se 5 centimetra”, thuhet në dispozitën e kontestuar.
Iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij paragrafi është Shoqata për zhvillimin e rinisë për interes publik nga Dibra.
“Kërkuesit deklarojnë se çështja e mbajtjes së mjekrës është ligjërisht e lejueshme sipas Kushtetutës dhe Konventës Evropiane dhe një dispozitë e tillë përbën ndërhyrje në të drejtën e jetës private. Thuhet se është absurde që nuk ka ndalim të mbajtjes së mustaqeve, ndërsa ndalim absolut për mbajtjen e mjekrës”, njoftuan nga Gjykata Kushtetuese.