Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska theksoi se studimi i mëparshëm i Universitetit Berkli ka treguar që fëmijët të cilët janë ushqyer me përmbajtje adekuate të kalorive kanë pasur rezultate më të mira në testimet shtetërore të pavarura.
“Prej këtu në nivel global, por edhe në Maqedoni intensifikohet interesi për përmirësimin e përmbajtjes së ushqimit në shkolla si një nga ndërhyrjet më të thjeshta dhe më të dëshmuara efektive me qëllim të sigurimit të kushteve më të mira të mundshme për rritje dhe zhvillim në vitet më të rëndësishme të jetës”, tha ajo.
Shtoi se për këtë qëllim është përgatitur edhe Rregullore që shkollat fillore do të duhet ta respektojnë, ndërsa, ashtu siç tha, përgatiten edhe ndryshimet ligjore të cilat parashikojnë sanksione për moszbatimin e standarteve për ushqim që ai i përmban.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska theksoi se edhe pse në kopshte mbahet më së shumti llogari për ushqyerjen e fëmijëve, megjithatë rregullorja do të adaptohet edhe për institucionet parashkollore.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni Benxhamin Perks theksoi se prindërit, bashkësia dhe shoqëria duhet të dinë se ushqimi nuk ndikon vetëm në zhvillimin fizik dhe shëndetin e fëmijëve, por e minon edhe zhvillimin e tyre kognitiv social dhe emocional dhe ka ndikim mbi aftësinë e tyre për të mësuar.