Në Maqedoni ka ushqyerje të pamjaftueshme nga njëra anë, por edhe rritje të peshës trupore te fëmijët nga ana tjetër, për shkak të pamundësisë një pjesë e familjeve të sigurojnë ushqime të balancuara, por edhe si pasojë e vetëdijes së pamjaftueshme se ushqimi përveç shëndetit publik ndikon edhe në zhvillimin e tyre emocional, social dhe njohës dhe në aftësitë
e mësimit.
Për atë ashtu siç ishte thënë në punëtorinë e sotme inter resore “Me ushqyerje më të mirë të fëmijëve deri te shëndeti dhe mirëqenia më e mirë”, paraqitet nevoja që shteti përmes kontrollit të kualitetit dhe vlerës ushqyese të shqimit nëpër kopshte dhe shkolla të mundësojë ushqyerje të balancuar nga njëra anë, por edhe të ndihmojë në formimin e shprehive të shëndetshme te fëmijët nga ana tjetër.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska theksoi se studimi i mëparshëm i Universitetit Berkli ka treguar që fëmijët të cilët janë ushqyer me përmbajtje adekuate të kalorive kanë pasur rezultate më të mira në testimet shtetërore të pavarura.
“Prej këtu në nivel global, por edhe në Maqedoni intensifikohet interesi për përmirësimin e përmbajtjes së ushqimit në shkolla si një nga ndërhyrjet më të thjeshta dhe më të dëshmuara efektive me qëllim të sigurimit të kushteve më të mira të mundshme për rritje dhe zhvillim në vitet më të rëndësishme të jetës”, tha ajo.
Shtoi se për këtë qëllim është përgatitur edhe Rregullore që shkollat fillore do të duhet ta respektojnë, ndërsa, ashtu siç tha, përgatiten edhe ndryshimet ligjore të cilat parashikojnë sanksione për moszbatimin e standarteve për ushqim që ai i përmban.
Përveç se në shkollat fillore, i domosdoshëm është balancimi i ushqimit me vlerë të drejtë të kalorive të ketë edhe në kopshte. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska theksoi se edhe pse në kopshte mbahet më së shumti llogari për ushqyerjen e fëmijëve, megjithatë rregullorja do të adaptohet edhe për institucionet parashkollore.
“Në Maqedoni tek një përqindje e caktuar ekziston ushqyerje e pamjaftueshme nga njëra anë, por edhe peshë e rritur trupore nga ana tjetër. Kjo tregon se as shoqëria, as familja nuk kujdesen që t’i mësojnë gjeneratat e reja që të respektojnë dhe të hanë ushqim të balancuar”, tha Carovska.
Thotë se MPPS-ja bën përpjekje që ta rrisë përfshirjen e fëmijëve nëpër kopshte. Në qoftë se rritet përfshirja për 50 për qind do të arrijmë që një numër më i madh i fëmijëve të kenë vakte ushqimi përkatëse.
“Maqedonia si shtet është i varfër dhe një pjesë e familjeve nuk mund të ofrojnë ushqim të balancuar për fëmijët e tyre. Pikërisht për këtë arsye sistemi dhe shoqëria përmes kopshteve dhe shkollave duhet ta plotësojë minimumin e vlerës së ushqimit që fëmija duhet ta marrë çdo ditë”, tha ajo.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni Benxhamin Perks theksoi se prindërit, bashkësia dhe shoqëria duhet të dinë se ushqimi nuk ndikon vetëm në zhvillimin fizik dhe shëndetin e fëmijëve, por e minon edhe zhvillimin e tyre kognitiv social dhe emocional dhe ka ndikim mbi aftësitë e tyre për të mësuar.
Për këtë arsye, siç tha, fëmijët që në vegjëli duhet të hanë vakte të balancuara ushqimore edhe nëpër kopshte dhe nëpër shkolla të përfitojnë shprehi të shëndetshme të cilat do t’i ndjekin në jetën e tyre të mëtejshme.
Ngjarja është në organizim të Qendrës për Hulumtime Rajonale dhe Bashkëpunim “Studiorum”, me mbështetje të ministrive dikasteriale dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë UNICEF.