Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare Apliniste “Karadaku” në një intervistë për Ritmin e Ditës në RTVM 2 ka folur rreth aktiviteteve të shoqatës si dhe për aktivitetin e saj qëndror për sivjet.
“Si një aktivitet qëndror për këtë vit, është një aktivitet ndryshe prej viteve të kaluara, që e kemi titullu ‘Kamp and hike’. Që do të mbahet diku në javën e parë të qershorit të vitit 2025. Ne, edhe më herët kemi organizuar kamping, por ky event do të jetë më ndryshe, sepse presim që të na vijnë mysafir të shumtë . Po ashtu ky kamp nëse më lejohet të them është i paraparë edhe në kalendarin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi midis tjerash Usamedin Nuhiu, kryetari i SHBA “Karadaku”.