Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski me rastin e
festës së madhe shtetërore, 2 gushti – Dita e Republikës, në emër të tij dhe më emër të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dërgoi urim deri te qytetarët e Maqedonisë.
“Sot, në këtë ditë të madhe u shprehim respekt paraardhësve tanë nga Kryengritja e Ilindenit dhe nga mbledhja e KAÇKM-së, të cilët i dërguan qytetarët drejt lirisë, pavarësisë dhe unitetit dhe i vendosën
themelet e Republikës së Maqedonisë bashkëkohore dhe të pavarur. Idealet dhe viktimat e tyre për Maqedoni të lirë dhe të pavarur mbeten si trashëgimi e përhershme në histori, përkujtues në të tanishmen dhe udhërrëfyes në të ardhmen”, thuhet në urim.
Njëherit shtohet se, idealet për Republikë të Maqedonisë të lirë, demokratike dhe të përbashkëtvazhdojnë edhe sot.
Data 24.02.2025
Aktuale
- Kasami në Samitin B40 në Sofje: Angazhim për zhvillim ekonomik dhe kulturor rajonal
- Spitali “8 Shtatori” dhe aeroporti i Ohrit do të rikonstruohen, Qeveria shpalli projektet
- “Zhduket” Egli, Gjesti ngjall reagime teksa e kërkon nëpër shtëpi
- Pollog/ Ulet numri i bujqve dhe vlera e tokës bujqësore
- Mickoski: Kam besim të plotë në punën e zv/kryeministrit Mexhiti!
- Zbardhet dëshmia e Safet Bajrit në GJKKO: Jam paraqitur vetë! Nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë
- Mickoski: Kam besim të plot në punën e zv. Kryeministrit Izet Mexhiti dhe kam bashkëpunim të ngushtë me të
- Administrata e re amerikane/ Mickoski: Maqedonia vetëm mund të përfitojë, s’kemi asgjë për të humbur