𝐀𝐃𝐌𝐈𝐑𝐈𝐌 𝐀𝐋𝐈𝐓𝐈 𝐌𝐁𝐑𝐎𝐉𝐓𝐈 𝐌𝐄 𝐒𝐔𝐊𝐒𝐄𝐒 𝐓𝐄𝐙𝐄𝐍 𝐄 𝐃𝐎𝐊𝐓𝐎𝐑𝐀𝐓𝐔𝐑𝐄𝐒
Pedagogu nga Fakulteti i Informatikës pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Admirim Aliti mbrojti me sukses tezën e doktoraturës në Universitetin e Evropës Jujglindore në Tetovë, me temë: Përdorimi i teknologjisë blockchain në administratën publike për të përmirësuar besimin, transparencën dhe aksesin e shërbimeve, me çka edhe iu nda titulli Doktor i Informatikës.
Aliti tezën e doktoraturës e mbrojti para Komisionit në përbërje: kryetar Dr Artan Luma, anëtarë: Dr. Marika Apostolova, Dr. Azir Aliu, Dr. Majlinda Fetai, Dr. Halil Snopce.
Admirim Aliti është ligjerues në Fakultetin e Informatikës pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.