Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka nxjerrë një listë të gjatë të personaliteteve, ngjarjeve e organizimeve që ka vendosur që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Aty janë si kategori së pari lista e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së; Konferenca Paqësore e Rambuilletit dhe Parisit; Procesi i Vjenës – Brukselit i definimit të statusit të Kosovës (Ekipi i Unitetit); Kryeministrat-Presidentët-kryetarët e Kuvendit periudha 2001 – 2017; Komisioni për Organizimin e ceremonive institucionale dhe festive në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës; Lista e Institucioneve, mediave, gazetarëve, publicistëve, kameramanëve; kryetarët e shtetit të Shqipërisë; kryeministrat e shtetit të Shqipërisë; si dhe disa personaliteteve të tjera, si dhe disa ngjarjeve dhe organizimeve.
Në mesin e institucioneve të dekoruara është edhe Universiteti i Tetovës, transmeton Gazeta Lajm.
Më poshtë është lista e plotë e të dekoruarve nga Presidenti në këtë Link.