Universiteti “Luarasi” do të udhëheqë projektin e parë CORE-ED Akademy, që ka si objektiv kryesor përmirësimin e sistemit të burgjeve për të miturit në Shqipëri, ashtu edhe në rajonin e Ballkanit.
Ky projekt ka për synimi përmirësimin e sistemit të burgjeve për të mitur dhe përfshin një rrjet të gjerë partnerësh.
Mihal Pezeli, shef i politikave sociale në misionin e Bashkimit Europian, tha se nisma ka rëndësi të veçantë për integrimin e institucioneve dhe rehabilitimin e të miturve.
Miha Pezeli: “I lumtur të ndodhem këtu e të shoh pjesëmarrjen në këtë event. Projekti që do të nisni flet për gjërat e reja në Shqipëri, CORE-ED Akademy vë theksin në rëndësinë e integrimit të institucioneve për të rehabilitimin e të miturve.
Projekti bashkon shumë partnerë nga rajoni, dhe vjen në kuadër të Erasmus+.
Programi Erasmus+ trupëzon vlerat e BE për të përfshirë demokracinë dhe fokusohet në të drejtat e fëmijëve që janë në konflikt me ligjin.
Iniciativa lidhet dhe me prioritetin e qeverisë për të drejtat e të mitur, duke përfshirë edhe reformat e mëparshme sipas direktivave të BE.
Dua të theksoj se Universitetet kanë potencial për t’u bërë vatra të impaktit social. Me programe trajnimi forcohet sistemi i drejtësisë.
Por të vetëm ju mund të bëni vetëm një lloj ndryshimi.
Dua që të theksoja rëndësinë transformative të institucioneve të larta të edukimit në këtë proces. Universitetet kanë një potencial të lartë për tu bërë vatra për mësimin dhe impaktin social, si edhe Core-Academy, gjithashtu thekson se duke krijuar një kurrikul inovative dhe programe trajnimi, forcon profesionistë dhe sistemin e drejtësisë.
Por vetëm një person mund të ketë një kontribut më të vogël dhe kontributi më i madh arrihet duke u kryqëzuar forcat dhe përvojat nga njerëz të ndryshëm.
Së fundmi, themelimi i qendrës kërkimore për Ballkanin dhe pedagogjinë korrigjuese është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar qëndrueshmërinë dhe impaktin e kësaj iniciative. Gjithashtu këto shërbejnë si burime që do të qëndrojnë gjatë për kërkim zhvillimin e politikave dhe trajnimin e sistemit pendenciar.
Është shumë thelbësore që të kemi si qëllim një strategji e cila është ambicioze dhe që kuadratohet me anë të një legjislacioni efektiv, burime adekuate dhe mekanizma monitoruese që mundësojnë mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe provimin e tyre në nivel shoqëror.
Gjithashtu është e rëndësishme që të vijmë edhe me iniciativa tona në mënyrë se si mund ti implementojmë më mirë këto politika.
Ju uroj sukses me projektin për të arritur rezultatin që ju dëshironi.
Ne si delegacione europian, edhe pse nuk jemi të përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces mezi presim të dimë rezultatet e kësaj iniciative.