Pedagogu Lorenc Stojani i Departamentit të së Drejtës Penale në Universitetin “Luarasi”, u shpreh në studion e News24 se vit pas viti janë rritur transferimet e studentëve nga jashtë Shqipërisë të cilët zgjedhin Luarasin.
Stojani thekson se Luarasi ofron cilësi në tregun arsimor.
Sipas tij, ndër vite ka patur dhe mjaft studentë të universitetit shtetëror, të cilët vijnë në Luarasi me kërkesën për cilësi të lartë të arsimit.
Lorenc Stojani: Kam qenë pedagog që në 2003. Kam vënë re me krenari që Luarasi ka patur qëndrueshmëri në cilësi. Ka patur studentë që na ka ardhur nga jashtë Shqipërisë. Bëra një përmbledhje statistikash, në përgjithësi ka patur 10-15 transferime në vit.
Vitin e kaluar kjo shifër është rritur me 50%. Luarasi është i kërkuar në tregun cilësor të arsimit të lartë. Në këtë ekonomi tregu ka universitete private që në dëm të cilësisë aplikojnë tarifa të ulëta. Kanë ardhur studentë me kërkesën e cilësisë së lartë. Ka patur studentët nga universiteti shtetëror për cilësi të lartë.

