12 July
Nisma e LR-PDSH-së për unifikim të tre partive politike të Aleancës për Shqiptarët në një subjekt të ri dhe të vetëm politik, sot u pranua nga Uniteti. Nënkryetari i Unitetit Zulfi Adili me shumicë votash nga anëtarë të Kuvendit të partisë por pa prezencën e kryetarit Gëzim Ostreni, sollën vendimin për shkrirjen e partisë në Aleancën për Shqiptarët.
Duke pasur parasysh që kryetari i partisë nuk është në komunikim me strukturat e zgjedhura nga Kongresi ,ai asnjëherë nuk thirri organin më të lartë të partisë, Kuvendin Qendror. Andaj kuvendi u vetmblodh dhe solli këtë vendim: bashkimin me subjektet tjera të koalicionit dhe krijimin e subjektit të ri politik “Aleanca për Shqiptarët” –deklaroi Zulfi Adili, Uniteti.
Adili thotë se vendimi për shkrirjen e partisë në subjektin e formuar para zgjedhjeve ka qenë që kur ata kanë hyrë në një koalicion politik. Kryetarët e partive Ziadin Sela, Vesel Memeti dhe Gëzim Ostreni, janë pajtuar më ketë ide vetëm se, sipas Adilit, Memeti i fundit ka kërkuar afat kohorë prej 3 muajsh për të mbajtur Kongresin e partisë.
Bisedat në atë kohë edhe me zotin Ostreni edhe me z.Veseli dhe me z.Sela kanë qenë që fill pas zgjedhjeve “Aleanca për Shqiptarët”, të shihet mundësia, që të krijohet si një subjekt i vetëm politik për arsye të funksionimit më të mirë –shtoi Zulfi Adili,Uniteti .
Kreu i RDK-së Vesel Memeti ditë më parë tha se nisma për shkrirje që e karakterizoi si tentim për shkrirje të miqve dhe bashkëmendimtarëve, nuk është e sinqertë dhe korrekte duke lënë të nënkuptohet se RDK do të mbetet jashtë partisë së re.
Valmira Zendeli

