“Ndodh që, njerëzit që veprojnë më së shumti në shoqëri, të shfaqen më së paku në ekrane dhe skena.
Drejtori i Shtëpisë Botuese Logos-a, i nderuari profesor Adnan Ismaili njihet si kontribues i arsimit dhe kulturës së leximit tek ne.
Studentët kanë qenë gjithmonë prioriteti i tij, kështu duke e dëshmuar vlerën si intelektual që e ka!
Përkrahja, këshillat e arta dhe motivuese dhe librat janë gjithmonë pjesë e takimeve tona me profesorin Adnan.
Të shtohen njerëzit si ju, që nuk përdorin rrjetet sociale për të kritikuar fenomene nga shtëpia, por përdorin punën si virtyt për të përmisuar sado pak gjendjen tonë mjeruese në disa sfera arsimore dhe kulturore!
Sot, bashkë me kryetaren e USSH-së, Nermine Hamidi Luçi, studentja e arkitekturës pranë Shën Qirilit dhe Metodi Semra Rashiti, studentja e mjeksisë pranë Universitetit të Tetovës Arlinda Rexhepi dhe studentja e Shkencave Politike pranë Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik Medine Lutfi, në vizitë tek Prof. Adnan Ismaili në Logos-a!” thuhet në kumtesën e Unionit Studentor Shqiptar.