‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon’’ u mblodh ditën e djeshme në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes bashkive kryesore të hapësirës shqiptare. Të pranishëm ishin shefat e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, Serbisë , nën Kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës znj.Keti Luarasi si dhe nëdrejtimin e drejtoreshës së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo, ato diskutuan për strategjitë dhe idetë për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave ky union do të ndikojë drejpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytatarëve në bashkitë e komunat shqiptare! Gjatë kësaj mbledhjeje theksi u vu tek përpilimi i një plani 1-vjeçar i cili do të përmbajë kalendarin e përbashkët të projekteve në nivel lokal dhe rajonal për të kontriubuar në fushë të kulturës, sportit, trashgimisë kulutore, turizmit, urbanistikës etj.
“Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon’’ do të unifikojë në veprimet e njësive vendore anëtare dhe do t’i prezantojë ato në nivel rajonal, vendor, qëndror dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu u vendos që vitin e ardhshëm në kuadër edhe të 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, gama e veprimtarive dhe ngjarjeve me karakter kombëtar dhe bashkëpunues të kenë si kryefjalë Tiranën.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Protesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen
- Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet
- Konflikti në Lindjen e Mesme, ekspertët kërkojnë që Qeveria menjëherë të marrë masa


