Kryetari i studentëve të Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Mevlan Ademi, ka njoftuar se pas Kuvendit Studentor të mbajtur në “Nënë Tereza”, kërkesës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe i është bashkuar edhe Parlamenti Studentor i këtij universiteti.
Sipas tij, gjatë takimit të zhvilluar mes kryesive të dy parlamenteve studentore, kryetari i Parlamentit Studentor në UEJL, Besjan Rexhepi, ka shprehur përkrahje të plotë dhe të parezervë për këtë iniciativë, duke konfirmuar bashkangjitjen në mobilizimin e studentëve për protestën e paralajmëruar, si dhe për të gjitha iniciativat e diskutuara.
Ademi theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt unifikimit të zërit studentor në mbrojtje të të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, e cila garantohet me ligj të posaçëm për përdorimin e gjuhëve.
“Ne nuk kërkojmë shërbim, kërkojmë atë që na takon!”, thuhet në reagimin e Mevlan Ademit.


