Dërgoni para – shpejt, sigurt dhe thjesht, në vend dhe jashtë vendit!
Një mënyrë e re për transferim të shpejtë dhe të sigurt të fondeve – direkt në kartën Visa në vend dhe jashtë vendit!
UNIBanka AD Shkup, duke ndjekur nevojat e klientëve të saj, ka prezantuar një funksionalitet të ri – transferimin e fondeve në kartën Visa. Ky është një funksionalitet inovativ i Visa+ që mundëson transferimin e fondeve në një kartë debitore brenda vendit ose jashtë tij përmes numrit të telefonit.
Në kushtet kur jetojmë dinamikisht, shpesh udhëtojmë, kemi shumë detyrime dhe gjithmonë na mungon koha, mundësia për të bërë një transferim të shpejtë dhe të lehtë të fondeve përmes aplikacionit mobil do të na ishte ndihmë e madhe.
Me funksionalitetin e ri Visa, ne përmes aplikacionit të bankarisë mobile mund të dërgojmë fonde në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt tek përdoruesit e kartave Visa, brenda vendit dhe jashtë.
Po flasim për funksionalitetin më të ri në bankarinë mobile, me të cilin UNIBanka vetëm e përforcon pozicionin e saj si lider në zgjidhje të avancuara bankare dixhitale, duke e bërë më të lehtë funksionimin e përditshëm dhe duke ndihmuar klientët të transformojnë dhe thjeshtojnë mënyrën si administrojnë fondet e tyre.
Qëllimi është që klientët të mund të kryejnë transferimin në mënyrë të pavarur, më ekonomike dhe pa dokumente shtesë, ndërsa përdoruesi përfundimtar të marrë shumën e plotë të fondeve.
Me shërbimin e ri, kufijtë nuk janë më pengesë, nuk ka nevojë për banka korrespondente, dhe transferimi i parave tek miqtë, familja ose partnerët bëhet më i lehtë se kurrë. Pa kufij, pa pritje.
Nuk nevojiten të dhëna të ndërlikuara – mjafton vetëm numri i telefonit të marrësit me një kartë të regjistruar në Visa+, ose numri i kartës Visa të marrësit.
Përfitimet kryesore të shërbimit të ri:
Shpejtësi: Transferim në kohë reale – fondet vetëm për disa minuta;
Thjeshtësi: Pa plotësim llogarish, dokumentesh për qëllim;
Siguri: Teknologji e mbrojtur për përpunimin e transaksioneve;
Aksesueshmëri: Gjithmonë dhe kudo përmes aplikacionit mobil;
Me Visa+, transferimi juaj i fondeve është më i shpejtë, më i sigurt dhe më i thjeshtë!
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit: www.unibank.mk