UNIBanka AD Shkup do të kryejë emetimin e katërt të obligacioneve të përhershme nëpërmjet një oferte private, pas miratimit nga Komisioni për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Do të emetohen 5.000 obligacione të përhershme me vlerë nominale individuale prej 1.000 euro dhe vlerë totale nominale prej 5.000.000 euro. Obligacionet do të kenë një normë fikse interesi prej 6% në vit, e cila do të paguhet çdo gjashtë muaj.
Nëpërmjet emetimit të këtij instrumenti financiar kapital, Banka do të rrisë më tej potencialin e saj për mbështetje kreditore ndaj klientëve të saj, si personat juridikë ashtu edhe fizikë, të cilët kanë nevojë për fonde.
Obligacionet nuk kanë afat maturimi, dhe interesi do të paguhet nga fitimi i Bankës i disponueshëm për shpërndarje.
Për investitorët, mundësia për të pasur obligacione të përhershme të UNIBankës AD Shkup përfaqëson një mundësi për të realizuar një kthim vjetor të përshtatshëm nga fondet e investuara, duke pasur prioritet në pagesën e fitimeve në krahasim me aksionerët e bankës. Për tregun e kapitalit, emetimi i këtyre obligacioneve përfaqëson një pasurim të mundësive investuese, ndërsa për UNIBankën AD Shkup, ai është një kontribut i rëndësishëm në një sistem financiar të suksesshëm dhe prosperues.
100% e emetimit është e dedikuar blerësve të njohur, dhe për obligacionet e përhershme nuk ka kufizime – ato mund të tregtohen në tregundërtar të letrave me vlerë pasi të jenë kotizuar zyrtarisht në Bursën Maqedonase.
UNIBanka AD Shkup edhe në vitin 2025 vazhdoi me rezultate financiare të qëndrueshme dhe pozitive, duke realizuar një fitim prej 3.3 milion euro (203 milion denarë) në gjysmën e parë të vitit 2025. Aksionet e UNIBankës AD Shkup prej disa vitesh janë ndër ato më tërheqëse në treg, gjë që vërteton qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Bankës, si dhe besimin që ajo gëzon në vend nga aksionerët, investitorët, depozituesit dhe subjektet biznesore. Një sinjal për investitorët se vlen të jenë pjesë e UNIBankës AD Shkup edhe në të ardhmen është rritja e qëndrueshme, funksionimi i stabil dhe rezultatet e mira, të cilat tregojnë një të ardhme të sigurt dhe premtuese.