Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Greqi, Boris Cheshirkov, tha se në ishujt grekë në kushte të papërshtatshme për dimër jetojnë mbi tre mijë refugjatë.
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) Cheshirkov tha se në rajon, dimri është në prag të ardhjes. Ai shtoi më tej se bashkë me dimrin do të vinë reshje dhe temperatura të ulëta, dhe nga këtu, prioritet kryesor i tyre do të duhet të jetë ulja e numrit të refugjatëve nëpër kampe.
“Në kampet dhe tendat në Lesbos, Chios dhe Samos ndodhen mbi 3.000 refugjatë të cilët nuk kanë ngrohje”, tha Cheshirkov, për të shtuar se refugjatët përfshirë familjet me fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna jetojnë në kushte të papërshtatshme.
Panagiotis Pachopoulos, nga organizata joqeveritare Arsis, e cila ndihmon refugjatët në ishullin Chios, u ankua edhe për kapacitete të pamjaftueshme për akomodimin e refugjatëve.
Ai thotë se në ishull ndodhet vetëm një kamp i cili mund të pranoj një mijë persona. “Kapacitetet janë të pamjaftueshme. Situata është e rëndë. Në vend të kontenierëve, këta njerëz jetojnë në tenda”, tha Pachopoulos.
Ai u ankua edhe për mungesë të ngrohjes, për të shtuar se për ujë të ngrohtë as që diskutohet. “Njerëzit presin në radhë për ushqim dhe ujë. Kur ka të reshje shiu, është e pamundur të mbrojnë sendet e tyre”, sqaron ai.
Në ishujt e Greqisë, aktualisht presin 15.000 refugjatë me status të pazgjidhur të tyre. Në përputhje me situatën e krijuar, qeveria greke ka marrë një vendim për transferimin e 2.000 refugjatëve nga ishulli, ndërsa OJQ-të i apeluan kryeministrit Alexis Tsipras që asnjë refugjat të mos mbetet në ishuj.