Dy ngjarje të rënda për një hark kohor prej pak kohësh kanë goditur shqiptarët e Maqedonisë.
Fillimisht u “godit” Kumanova,ngjarje kjo e mbushur akoma me enigma dhe kushedi sa kohë do të duhet të zbardhet e plotë, a kushedi kurrë nuk zbardhet.
Pas Kumanovës, u vërshua një tjetër zonë e madhe, me shumicë shqiptare, Tetova.
Informacionet e para për Tetovën janë ende të turbullta, por që flitet për viktima.
Pavarësisht se Kumanova dhe Tetova në thelb janë ngjarje krejt të ndryshme për nga natyra e tyre, ata bashkohen në një pikë, e ajo është se janë tragjedi e përbashkët.
Në të dyja rastet kemi viktima, njerëz të plagosur e të vrarë.
Duke qenë se viktimat më së shumti në numër kanë qenë shqiptarë, këta dy raste janë dhe tragjedi e përbashkët e shqiptarëve.
Fill pasi u mësua ç’ka ngjarë në Tetovë, njerëzit në rrjete sociale nisën të shprehin solidaritet për tragjedinë.
Dhe vërtetë, që ajo ç’ka nevojë njerëzia sot është humanizmi, mëshira për ata që nuk do gjenden më mes nesh.
Prandaj sloganet “Unë jam Kumanovë” dhe “Unë jam Tetovë” janë aq të vlefshme, si shenjë e solidaritetit të përbashkët për tragjedi të këtilla!
Data 01.11.2026
Aktuale
- Dalja në votime në Bërvenicë deri në orën 13:00 është 27,81%! 7,31% më e lartë se në raundin e parë
- 30 huliganë të “FAMILY”-t sulmojnë 50 tifozë të “Rabotniçkit”, rëndë plagoset një 16-vjeçar
- Petrushevski: Si është e mundur që për zjarrin në spitalin modular në Tetovë të mos ketë të dënuar?
- Apeli i Naim Murselit: Dënimi me burgim të përjetshëm në shqyrtim
- Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme
- Studentët refuzuan deputetët e PD në protestë/ Berisha reagon ashpër: Një grup i vogël ekstremistësh…
- 8 persona të arrestuar pas kontrollit në një lokal në Karposh, një i mitur dërgohet në Toksikologji
- Propaganda mediatike e Edi Ramës dhe fjala e mbajtur e Mexhitit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut!


