Çmimi i energjisë elektrike do të pësojë ulje minimale. Këtë e paralajmëroi drejtori i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Ai ka shtuar se nesër do të mësohet sa do të jetë ulja. Bislimovski shprehet se kompania shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike, ELEM ka kërkuar ulje të çmimit për 1,5% ndërsa EVN Maqedoni rritje prej 9%. MEPSO nuk ka dorëzuar përllogaritje të përmirësuar të shpenzimeve. Krahas kësaj, Bislimovski paralajmëroi se janë duke përgatitur Rregullore me të cilën do të ulet çmimi për kyçje të energjisë elektrike.
Për momentin, kyçja standarde kushton rreth 30 000 denarë. Me rregulloret e reja, ky çmim do të ulet. Apelojmë deri tek komunat që të dorëzojnë Plane të hollësishme urbanistike që të munden qytetarët të jenë në kategorinë e atyre standard e jo në kategorinë e kyçjeve jostandard – bëjnë me dije nga KRE-ja.
Nga Komisioni shprehen se në gjysmën e dytë të korrikut, Qeverisë do t’i dorëzojnë kushtet sipas të cilave kompanitë do të mund të konkurrojnë që të bëhen furnizues universal dhe furnizues përfundimtar të qytetarëve, të cilët prej muajit mars të vitit të ardhshëm nuk do të duan të blejnë rrymë në tregun e lirë. Bislimovski ka theksuar se një prej kushteve se cila kompani do të fitojë në këtë tender është fitimi më i vogël që do ta kërkojë nga KRE. Megjithatë, pjesa dërmuese e ekspertëve presin që me liberalizimin e tregut, çmimi i rrymës për qytetarët do të rritet, pasi do të përfundojë subvencionimi i kompanive që paguanin energji më të lartë elektrike. Nga Komisioni shprehen se deri në maj të vitit të ardhshëm, nuk do të ndryshojë metodologjia për përllogaritjen e derivateve të naftës.
Komisioni Rregullator i Energjetikës
Pas skadimit të marrëveshjes që u firmos për shitblerjen e OKTA-s nga Qeveria dhe “Helenik Petroleum”, do të ndryshojë edhe metodologjia. Edhe me këtë marrëveshje të firmosur në vitin 2019, në këtë moment Maqedonia ka derivate më të lira në rajon.
Ndryshe, në metodologji ka normë si çmim rafinerie prej 27 dollarë për ton, që i shtrenjton derivatet pasi rafineria OKTA nuk funksionon prej vitit 2012-të. Bislimovski thotë se shqyrtohet opsioni edhe në objektet ekzistuese ku ka sistem horizontal të ngrohjes qendrore, të vendosen kalorimetra, që sipas disa qytetarëve do ta shtrenjtojë në mënyrë drastike këtë mënyrë të ngrohjes.
Goran Temenugov
-
BE, 5 milionë euro për zhvillimin e tu…
Bashkimi Evropian, nëpërmjet ndihmës para-aderuese nga programi IPA, siguroi pesë milionë euro për zhvillimin …
Lexo më shumë…
-
Financim kompanive ajrore me buxhet të…
Fluturime të subvencionuara do të ketë edhe në tre vitet e ardhshme. Qeveria, megjithëse një vit më parë si op…
Lexo më shumë…
-
Asnjë denarë për reformat në administr…
Për Qeverinë, nuk është shqetësues potencimi i Bashkimit Evropian për mos-zbatimin e reformave në Administratë…
Lexo më shumë…
-
Emërohen kryetari dhe anëtarët e rinjë…
Sot Parlamenti votoi Marko Bislimovskin për kryetar, ndërsa Natasha Veljanovska, Atanasko Tuneski dhe Kustrim …
Lexo më shumë…