Prokuroria Republikane në lidhje me rastin e Almir Aliut, katëvjeçarit nga Kumanova, kanë vendosur për rikualifikimin e lëndës, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.
Në lidhje me këtë vendim të mundshëm të prokurorëve publik, në rrjetin socila fejsbuk është publikuar njoftimi dhe krijuar “Eventi” (ngjarja) ku bëhet thirrje për protestë qytetare.
Protesta do të mbahet sot, më 22 janar, me fillim prej ora 14:00 në Urën e Gurit në Shkup.
Përndryshe, vendimi i rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast. Prokurorët në të dy këto institucione të organit të akuzës janë ndarë në baza etnike,jëra palë – ajo shqiptare, që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ndërsa pala tjetër e prokurorëve maqedonas që kërkon rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”.
Edhe kryeprokurori Lubomir Jovevski ka mbajtur anën e grupit që kërkon rikualifikimin e rastit.
Përmes rikualifikimit të lëndës pala e akuzës, tenton ta zvogëlojë dënimin e mundshëm, për shkak se Kodi Penal për aksident parashikon dënim me të paktën 4 vjet burg, ndërsa për vrasje me paramendim të paktën 10 vjet burg. Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në qytetin e Kumanovës, kur katërvjeçari pas një zënke banale u shtyp për vdekje nga Boban Iliqi./Almakos

