Zyrtarët e Kievit raportuan për një sulm ajror jashtëzakonisht të ashpër nga Rusia në orët e para të së martës, duke përfshirë përdorimin e dronëve dhe raketave.
Sipas një deklarate të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram, kreu i administratës ushtarake të Kievit, e përshkroi sulmin e fundit ajror nga Rusia si të paprecedent në intensitetin e tij, me numrin më të madh të raketave sulmuese të lëshuara për një kohë të shkurtër.
“Sipas informacioneve paraprake, shumica dërrmuese e objektivave të armikut në hapësirën ajrore të Kievit u zbuluan dhe u shkatërruan.”, tha Popko.