Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka bërë një mesazh urimi për Ukrainën në ditën e pavarësisë së saj.
“Si sot, 33 vjet më parë, më 24 gusht 1991, Ukraina fitoi Pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik”- shkruan ajo.
Spriopali thekson se Ukraina në këtë ditë të shënuar është përfshirë, kundër dëshirës së tij, në luftën çlirimtare për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale prej agresionit rus.
Bashkë me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Spiropali thotë se Shqipëria mbështet Ukrainën në luftën çlirimtare, por edhe në mbrojtje të sovranitetit.
“Ukraina mike kremton sot Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë. Në këtë ditë të shënuar, populli i Ukrainës është përfshirë, kundër dëshirës së tij, në luftën çlirimtare për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale prej agresionit neoimperialist të Rusisë së Putinit.
Shqipëria ka mbajtur e mban një qëndrim të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, bashkë me SHBA-të, BE-në, NATO-n, dhe botën demokratike, në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deri në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”, i cili u mbajt më 28 shkurt në Tiranë.
Mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën do të vijojë, jo vetëm për çlirimin e saj, për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, por edhe për sigurinë, kthimin e rendit ndërkombëtar, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraini!”, thuhet ne mesazhin e Spiropalit.



