Numri një i Qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se lejet e drejtimit të shqiptarëvce njihen si document zyrtar në Itali.
Sipas tij, hapi tjetër është njohja e pensioneve mes dy vendeve.
Postimi i plotë
U tha u bë
Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali
Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë



