Blogerja Klea Pronga, e cila u sulmua nga ish-konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha dhe motra e saj, Mariela Berisha, ka reaguar pas publikimit të pamjeve brutale.
E reja është shprehur se këto pamje janë ato që tregojnë forcën e saj për të vazhduar para.
Pronga i ka cilësuar motrat Berisha si “dhjakse fundërrina” të cilat godasin nga pas një person teksa është duke ngrënë.
Ajo ka falënderuar në përmbyllje të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur teksa uron për gjetjen e drejtësisë në këtë situatë.
Reagimi i plotë i Klea Prengës
Të dashur miq,
Pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time.
Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron.
Falenderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japi. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkoj në vendin e duhur.
PAMJE
Në pamje shfaqen motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.
Siç duket edhe në këto pamje sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë tjetër dhe fillon të dhunojë Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.
Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga. Në këtë moment ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re.
MOLLA E SHERRIT
Mariela Berisha është ndarë nga partneri, me të cilin ka një djalë, disa muaj më parë. Këtu hyn në “lojë” dhe Klea Pronga, pasi Mariela dyshon që blogerja të kishte lidhje me biznesmenin, duke pretenduar se ajo ka qenë shkaktarja e ndarjes së dyshes.
Për këtë arsye, ka ardhur e sulmi brutal ndaj Prongës, e cila kjo e fundit “nuk i ka kursyer aspak” motrat Berisha.
Ngjarja e rëndë
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtin në një restorant të kryeqytetit, rreth orës 21:30.
Motrat Berisha sulmuan në mënyrë barbare Klea Prongën, duke e shpërfytyruar këtë të fundit.
Ka qenë blogerja Klea Prenga, e cila ka publikuar në profilin e saj në Instagram pamje të rënda të fytyrës së saj nga sulmi i kryer, teksa akuzoi që në fillim motrat Berisha për atë vepër.
Në pamje shihet 24 vjeçarja e shpërfytyruar, me qepje dhe e mbuluar nga gjaku.
Në postim e reja shkruan se policia po heton ngjarjen, e po kështu ka publikuar një mesazh kërcenues që i ka ardhur asaj, nga një numër me prefiks italian që i ka shkruar “dhuratën e ke nga Mariela Berisha, jo Antonela Berisha”.
“Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore”, shkruan ajo ndër të tjera në reagim.
Reagimi i plotë:
Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.
Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.
Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.
Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.
Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.