Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme.
Sipas ekspertizës, viktima nuk ka plagë të shkaktuara me armë zjarri, por dëmtime dhe thyerje të brinjëve.
Mësohet se 65-vjeçari është vrarë nga një dem i egër, kjo për shkak se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë.
Hetuesit po analizojnë faktin se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës ka njolla gjaku.
Gjithashtu edhe bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.
Viktima ishte denoncuar i zhdukur nga vajza e tij me iniciale A. Gj., rreth orës 14:40 të mesditës së djeshme (3 Tetor). Ai u gjet pas disa orësh kërkime, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë të Lezhës.
“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës u vunë re shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri”, informuan blutë ditën e djeshme duke ngritur dyshimet për ngjarje kriminale.
Por duket se hetimet për vdekjen e 65-vjeçarit kanë marrë tjetër kthesë.
Njoftimi i policisë (3 Tetor)
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia