Me një ceremoni solemne, mbrëmë u përurua objekti i ri në të cilin do të vendoset administrata e Komunës së Karposhit.
Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej 4.500 m2 dhe, sipas njoftimit nga Komuna, konsiderohet si një nga objektet më moderne administrative në vend.
Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, e quajti atë “shtëpia e re e banorëve të Karposhit” dhe theksoi se dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për qytetarët, të cilët tani do të mund të zgjidhin çështjet e tyre dhe të realizojnë të drejtat dhe nevojat e përditshme në një vend të vetëm.
„Gjithçka filloi me një gur themeli. Ndoshta atëherë dukej si një copë toke bosh, por për ne ishte një vizion – një ëndërr për një ndërtesë të re komunale, të denjë për qytetarët e Karposhit. Me durim dhe vendosmëri, muaj pas muaji, tullë pas tulle, nga themelet u ngritën muret. Me mund, punë dhe përkushtim, hap pas hapi e ndërtuam këtë objekt. Nuk ishte e lehtë, por kur ke një qëllim të qartë, çdo pengesë tejkalohet“, deklaroi Jakimovski.
Ai shtoi se ky objekt nuk është vetëm beton dhe hekur, por një vend ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e Karposhit.
Përndryshe, kryyetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimvoski, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Karposhit.
Me këtë, ai i futet garës edhe për një mandate, pasi më parë disa herë ka qenë në krye të komunës.
Data 11.09.2025
Aktuale
- Sarandë, kapet 50-vjeçari i dënuar në Itali me 18 vjet burg
- Rokas: Rregullat e reja për hyrje në BE fillojnë më 12 tetor, vlejnë edhe për qytetarët e RMV-së
- VLEN:Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!
- Aksident në Manastir – çiklisti 71-vjeçar lëndohet rëndë
- Ngordh një bizon në Kopshtin Zoologjik në Shkup
- Maqedonia e Veriut ndër vendet kryesuese për marrjen e pasaportave bullgare
- Mickoski: Me Fetain komunikoj në anglisht! Flet rrjedhshëm katër gjuhë dhe është i shkolluar në universitete të shquara
- Gjorgjievski: Plani im për zgjidhjen e kaosit në trafik në Shkup