Me një ceremoni solemne, mbrëmë u përurua objekti i ri në të cilin do të vendoset administrata e Komunës së Karposhit.
Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej 4.500 m2 dhe, sipas njoftimit nga Komuna, konsiderohet si një nga objektet më moderne administrative në vend.
Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, e quajti atë “shtëpia e re e banorëve të Karposhit” dhe theksoi se dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për qytetarët, të cilët tani do të mund të zgjidhin çështjet e tyre dhe të realizojnë të drejtat dhe nevojat e përditshme në një vend të vetëm.
„Gjithçka filloi me një gur themeli. Ndoshta atëherë dukej si një copë toke bosh, por për ne ishte një vizion – një ëndërr për një ndërtesë të re komunale, të denjë për qytetarët e Karposhit. Me durim dhe vendosmëri, muaj pas muaji, tullë pas tulle, nga themelet u ngritën muret. Me mund, punë dhe përkushtim, hap pas hapi e ndërtuam këtë objekt. Nuk ishte e lehtë, por kur ke një qëllim të qartë, çdo pengesë tejkalohet“, deklaroi Jakimovski.
Ai shtoi se ky objekt nuk është vetëm beton dhe hekur, por një vend ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e Karposhit.
Përndryshe, kryyetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimvoski, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Karposhit.
Me këtë, ai i futet garës edhe për një mandate, pasi më parë disa herë ka qenë në krye të komunës.
Data 08.02.2026
Aktuale
- Hamzi Ibraimi: Ambasadori Meidani po bën punën e tij, problemi është përçarja jonë
- Zbuloni misteret e maces: Fakte që do t’ju befasojnë!
- Lloga: Mbajtja e provimeve edhe në gjuhën shqipe është në përputhje me ligjet e shtetit
- Studenti Mevlan Ademi: Barazia nuk është privilegj, por e drejtë themelore
- Pse Maqedonisë i nevojitet një Akademi për Lidership Shëndetësor dhe Menaxhim Spitalor?
- ASH e Selës lanson platformë online për anëtarët e rinj
- “Kryetarja e GJK na lexoi vendimin për Ballukun”- Klodiana Lala: Gjyqtarët nuk dolën fare dhe nuk përdorën telefon, pa asnjë kontakt me botën e jashtme
- (VIDEO) Sekuestrohen edhe 20 tonë marihuanë në Strumicë, gjithsej mbi 40 tonë


