Një aksident trafiku ka ndodhur sot para objektit të Gjykatës në Tetovë, ku një i ri që po lëvizte me trotinet elektrik është goditur nga një veturë. Sipas dëshmitarëve okularë, përplasja ka qenë e fortë dhe i riu është hedhur disa metra nga vendi i goditjes.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka intervenuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili e ka transportuar të lënduarin në spital për trajtim mjekësor. Për momentin nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit.


