Nga po shkon politika shqiptare?
Debatojnë live në TV 21 Vesel Memedi, Aleanca për Shqiptarët, Besim Hoda, Lirim Dullovi, dhe Ali Pajaziti.
Vesel Memedi sitauatën aktuale politike në vendi e krahason me kryeplakun shqiptar: Dihet që maksimalisht në familjet tona zgjedhim kryeplakun e familjes rreth problemeve që na paraqiten, dmth edhe skena politike është e ngjashme, e gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare here kemi zgjedhë kryefamailjar si na ka hije e here kemi gabuar ku kemi paguar dhe çmim sa i përket zgjedhjes, e herë jemi shpërblyer. Zgjedhjet përfunduan me 11 dhjetor dhe populli e dha verdiktin e vet, kemi politizim të skajshëm të situatës dhe shoqerisë për interesa grupore dhe individuale. Mendoj se ka ardhë momenti që populli të tërhiqet e t’ju lë rradhën kuadrit politik të mbroj rendin dhe të drejtat e tyre e të japin fjalën e fundit.
Politikanët dinë saktësisht si të verpojnë, (ai nuk flet për trasparencë, e fton qytetarët të depolitizohen) juve dhe opinionit në përgjithësi i ineterson e ardhmja dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Interesimi i oponionit për formimin e qeverisë është normale por është bërë një opsesion i jashzakonshëm që nëse dilet në një kafe e kemi të pamundur të mos shtrohet pyetja si, kur dhe u a bë Qeveria?! Ndaj sa më i qetë të jetë opinioni bara do jetë e poitikanit, sa më shumë zhurmë të ketë në masë aq më konfuz do jetë situata, deklaron Memedi përcjell Almakos.
Besim Hoda ndërhyn me një replik duke shtuar se kryefamiljari zgjidhet për brënda shtëpisë e jo për të udhëhqur e zotuar, meqë në bazë të kësaj që thoni duhet të ketë një udhëheqës tëk Aleanca për Shqiptarët e jo tre. Ju i keni dhënë mbështetjen LSDM-së, nuk duhet t’ju shqetësoj roli i deputetit meqë ju paguheni për këtë dhe ju takon t’i përgjigjeni opinionit, këshu mendoj un shprehet Hoda.
Ali Pajaziti nga pikëpamja sociologjike sqaron duke plotësuar se ne jetojmë në periudhën post patriakale( jetojmë në epokën e racionalitetit) ku kryefamiljari i përket historisë.
Ne kishim parti të vogla që arritën të marrin vota dhe të bëhen parti relevante, tani kemi një garë dhe konkurenc mes partive. Polimika që zhvillohet duhet të jetë trasparente, popullata apo demosi duhet që të dijë rreth asaj që ndodhë nëpër godinat ku debatohet për ardhëmrine e tij. Sipas meje nuk ka trasparenc sa duhet, është nje kopësht i fshehtë, vota e dhënë është e shenjtë ndaj kemi të drejtë të dimë më shumë se ç’ndodhë rreth nesh. Madje jemi në fazën që të jemi apo të mos jemi, siç e vuri në pikpyetje edhe kongresmeni amerikan egzistencën e shtetit.
Lirim Dullovi mendon se po vazhdon tradita e partive tona të mos jenë transparente, është shkaku i dialogut politik këtë periudhë dhe opinionit të rrejshëm që është krijuar tek shqiptarët se ç’do kualicion i mundshëm me VMRO-në është i dëmshëm dhe me LSDM-në është i mirëseardhur.
Ka kohe që ne në mediat tona s’raportojmë rreth situatës politike sa i përket kualicionimeve, meqë partitë kanë vendos këtë tempo e do e çojnë këshu të flasin me gjuhë të ndryshme. Para se të vij dëgjova shumë verzione për Qeverinë ka nebulozitete dhe ne jemi mësuar me këtë jetes politike që e servojnë politikanet.
Z.Veseli foli 15 min dhe s’tregoj nëse ka pas apo jo takim?! pa pas nevojë të zgjatet aq shume në përgjigje, shkurt e shqip jemi në një kauz të keqe që pas 2 muajsh akoma skemi e s’dimë kush me kë po bën qeveri e lëre më detaje tjera të Platformës e ndarjen e pushtetit.
Me vjen keq nga kjo çmenduri, është satanizu tejmase VMRO e askush nuk e di se c’farë kualicionuan BDI-VMRO.
VMRO të paktë doli me qëndrim e tha që ne s’bëm qeveri me BDI-në ngaqë s’u dakorduam rreth mandatit te PSP-së, e BDI flet gjithë kohës 5 opcionet. Ne nuk jemi mase kritike thjesht. Partitë politike shqiptare që nga themelimi PPD-në e shkatërroj LSDM. LSDM një kohë ishte e mirë me BDI-në më pas 2 vitet e fundit e shkatrroj BDI-në, ndaj se kuptoj se me ç’farë kërkesa ne këmbgulim të bëjm kualicion me LSDM-në me tendencë të mposhtim VMRO-në, le ti lëmë maqedonasit ta bèjnë këtë, përfundon Dellovi në #Click Plus, transmeton Almakos.

