Mjeku pediatër, Vanion Cinari, i cili u përfshi në një aksident automobilistik një ditë më parë në rrethrrotullimin e Saukut, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Ai u dërgua tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në aksidentin e trefishtë, që ndodhi mbrëmjen e së martës (17 Dhjetor), mbeti e plagosur edhe një vajzë.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit tragjik, që i mori jetën mjekut Vanion Cinari.
vijon…




