Çmimi “Braqa Milladinovci” nga Mbrëmjet strugane të poezisë këtë vit i jepet poetes së re, Iva Damjanovski për librin “Hezitimi”, raporton Portalb.mk.
“Poetja e re, Iva Damjanovski, për librin “Hezitimi” është fituesja e vitit për çmimin prestigjioz për poezi “Braqa Milladinovci”, që Netët strugane të poezisë e japin për botimin më të mirë ndërmjet dy edicioneve”, raportojnë nga festivali.
Juria ishte e përbërë nga Angelina Banoviq Markovska, Anastasia Gjurçinova, Sonja Stojmenska Elzeser, Dushko Krstevski dhe Nikolla Maxhirov.
Instilacioni ndriçues i shoqëruar me vargjet e poezisë “T’ga za jug”, në Parkun e poezisë në Strugë, në kuadër të Netëve strugane të poezisë, raportohet si një plagjiaturë e artistit amerikan Jim Sanborgn.
Netët e poezisë strugane filluan të premten, ndërsa mbarojnë sonte. Laureati I Kurorës së Artë për këtë vit u nda për poetin izraelit, Amir Or.
Ndryshe, me pjesëmarrje të rreth njëzet poetëve të huaj me video lexime, dhe po aq poetë të vendit, si dhe me interpretimin e “T’ga za jug”, nga strugani i njohur Milladinov, në gjuhën maqedonase, shqipe, angleze dhe franceze, të premten, në hotelin “Drin” në Strugë, filloi edicioni i 59-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë.