Në Kuvend sot iu nda çmimi shtetëror “Nëna Tereza” fituesve të këtij viti doc. dr. Irfan Ahmetit nga Klinika e Endokrinologjisë dhe Borçe Stamenovit nga Iniciativa “Dhuro një kompjuter”.
Çmimi u ndahet për arritje veçanërisht të rëndësishme me interes për shtetin në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për inkurajimin, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis kombeve ashtu edhe midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.

Kryetari i Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza”, Behixhudin Shehapi theksoi se çmimi shtetëtor është më shumë se një mirënjohje sepse, siç tha, njerëzimi nuk konkurron, por merr pjesë pa kushte në ndërtimin e një bote më humane dhe më të bukur.
“Në epokën e re të shënuar me informacione, shpejtësi dhe transformim në një botë moderne digjitale virtuale dhe artificialisht inteligjente, për fat të keq, pavarësisht rritjes teknologjike, vetëdija njerëzore është në regres. Kjo dëshmohet nga luftërat në Palestinë dhe Ukrainë dhe shumë luftëra të tjera të ftohta që supozohej të ishin një mësim për rrënim, jo një përsëritje që vërteton se njerëzimi, mirëkuptimi dhe dialogu janë mposhtur. Në vendin tonë, rinia e Koçanit u dogj, shpirti i atij qyteti u dogj, të cilin sot po përpiqemi ta shërojmë me respekt, dhembshuri dhe një dorë të zgjatur, mbështetje për gjithçka që nevojitet dhe do të nevojitet në vitet që vijnë”, tha ai.