
Prapa dyerve të mbyllura dhe pa prezencën e mediave u mbajt edhe seanca e sotme për rastin “Lagjja e Trimave”. Për dy muaj radhazi me vendim të trupit gjykues, këto seanca janë të mbyllura, ndërkohë që bëhet prezantimi i dëshmive nga Prokuroria Publike. Bëhet fjalë për dëgjimin e audio materialeve dhe sipas avokatëve e njejta pritet të vazhdojë edhe gjatë muajit janar, pas çka në muajin shkurt, do të vijon rradha e prezantimit të dëshmitarëve.
Ndryshe, deri në ditën e sotme, sipas të dhënave të Gjykatës Penale të Shkupit, janë zhvilluar gjithsej 46 seanca gjyqësore, pjesa dërmuese e të cilave pa prezencën e opinionit. /SHENJA/