BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku 3 të rinj shqiptar kanë rrëmbyer e më pas kanë përdhunuar 23-vjeçaren britanike.
E reja ka rrëfyer për mediat e huaja tmerrin që përjetoi në një lokal në Britani ku fillimisht është rrëmbyer e më pas është dhunuar seksualisht.
“U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, kështu u shpreh e 23-vjeçarja në gjykatë mbi ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në barin “Vogue” shtatorin e vitit të kaluar.
Media e huaj “Daily Mail”, zbardhi edhe emrat e tri shqiptarëve që sot kanë dalë përpara gjykatës edhe pse duke mohuar akuzat.
Shqiptarët e arrestuar janë Vullnet Haka, 33 vjeç, Ibrahim Bezati, 36 vjeç dhe Genti Hyka, 31 vjeç, të cilët përballen me akuzat e rrëmbimit dhe përdhunimit.
23-vjeçarja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur për arsye etike u shpreh se kjo ngjarje e rëndë e ka përkeqësuar edhe në gjendjen psikologjike, ajo shtoi se tashmë e ka shumë të vështirë të krijojë marrëdhënie shoqërore ose intime si dhe mohon të ketë aktivitet seksual.



