Ministria e kulturës, nën udhëheqjen e partisë Alternativa, ka dhënë një premtim për rikonstruimin e tërësishëm të Pallatit të Kulturës ‘Shota’ në Negotinë të Vrapcishtit, shkruan Almakos.
Sot me datë 27.12.2019 në mënyrë solemne u lëshuan në përdorim hapësirat e rikonstruimit ku me këtë rast mori pjesë ministri i kulturës, Hysni Ismaili, kreu i Komunës së Vrapcishtit,Isen Shabani, mysafir të ndryshëm si dhe anëtar të kryesisë së partisë Alternativa.
Me këtë rast, ministri i kulturës, Hysni Ismaili ka dhënë deklarata për dy mediume duke theksuar për rëndësinë e këtij investimi në kulturë të cilën do të kanë mundësi ta gëzojnë qytetarët e Komunës së Vrapcishtit.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Vrapcishtit, Isen Shabani, iu është falënderuar ministrisë së kulturës dhe sidomos ministrit Hysni Ismaili për premtimin e mbajtur në lidhje me rikonstruimin e tërësishëm të Pallatit të Kulturës “Shota”./Almakos/