Vdekja e shefit të njohur të kuzhinës italiane Andrea Zamparoni në dhomën e një hotel krah një prostitute luksi ka bërë që autoritetet amerikane të zbulojnë edhe dy vdekje të tjera të mistershme
Zamparoni u gjet pa jetë në dhomën e hotelit teksa kishte shkuar me 41 vjeçaren Angelina Barini, e cila më pas nuk pranoi se ishte prostitutë dhe që ishte paguar prej italianit për ofrimin e shërbimeve seksuale.
Zamparonit iu gjet në trup një lëndë droguese me përmbajtje detanyli, detaj i cili bëri që policia të dyshojë për dy vdekje të tjera ku ka qenë e pranishme sërish Angelina Barini.
Edhe në gjakun e tyre është konstatuar e njëjta drogë, e cila ka ndikime të forta në trup duke sjellë shpesh edhe vdekjen.
Tashmë Barini është e dyshuar kryesore për vdekjen e Zamparonit, pasi policia dyshon se ajo i ka ofruar atij dhe dy meshkujve të tjerë që vdiqën me qëllim atë drogë.



