Ushtruesja e detyrës Ambasadore e SHBA-ve në Shkup, Nicole Varnes zhvilloi takim me kreu i Tetovës, Bilall Kasami. Varnes gjatë deklaratës për media tha se është suprizuar nga pastërtia e qytetit të Tetovës.
“Së pari ju uroj madnatin e dytë Juve. Qyteti është i bukur, tek sa po ngisnim makinën pamë çdo gjë të duket bukur dhe pastër, dhe njerëzit po ecnin”, deklaroi Nicole Varnes. UD Ambasadore e SHBA-ve në RMV.
Kasami shfrytëzoi këtë mundësi për ta njohur diplomaten amerikane me vendet e mira që ka Komuna e Tetovës.
“Po zakonisht kur ka mot të mirë njerëzit shëtisin, madje përdorin edhe malin. Kemi një pikë të bukur siç është Banja e Tetovës ku është shumë bukur”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
Tetova vite më parë përveç për ajrin e ndotur njihej edhe si qyteti më i papastër dhe me komunikacion të dendur. Çështja e pastërtisë me standarde ndërkombëtare u zgjidh nga kompania “Saubermacher”. Prej dy vitesh “Saubermacher” filloi menaxhimin me mbeturinat në qytetin e Tetovës, duke vënë në prioritet pastërtinë, organizimin e mbeturinave, kontejnerët e rinj dhe selektimin e mbeturinave. Me përvojën e saj solli edhe makineri moderne dhe angazhoi mbi 100 punëtorë.


