Altin Ndoci, i cili një ditë më parë u arratis nga Spitali I Durrësit dyshohet se fshihet në Tiranë.
Sipas gazetares, Xhensila Kodra janë zhvilluar disa kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht në Astir, Don Bosko, Selitë etj.
Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.


