Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka uruar ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.
Ai shkruan se kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për të mirë më të madhe.
“Ata kishin imagjinatë, ata rrezikuan, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për një të mirë më të madhe. Zoran dhe Alexis – shumë mirë! Misioni i pamundur u përmbush”, shkruan Tusk.
Ndryshe, sot në Kuvendin e Greqisë me 153 vota “për” u ratifikua Marrëveshja e Prespës, për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
THEY HAD IMAGINATION, THEY TOOK THE RISK, THEY WERE READY TO SACRIFICE THEIR OWN INTERESTS FOR THE GREATER GOOD. ZORAN, ALEXIS – WELL DONE! MISSION IMPOSSIBLE ACCOMPLISHED. #PRESPAAGREEMENT@ZORAN_ZAEV@TSIPRAS_EU

