Kryetari i Këshillit të Europës, Donald Tusk, sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup. Ndërkaq, kriza me migrantët, roli i Maqedonisë në trajtimin e kësaj krize, si dhe gjendja aktuale politike në Maqedoni, do të jenë në fokus të bisedës, në takimin e tij me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, informojnë se përveç gjendjes aktuale të krizës me migrantët, rolin e Maqedonisë dhe gjendjen në rajon, presidenti Ivanov do ta njoftoj Tuskun edhe për situatën politike në vend. Nga kabineti I presidentit Ivanov, informojnë se në takim, do të flitet edhe për perspektivën europiane të rajonit.
Vizita në Maqedoni, nga personi i parë i BE-së, realizohet në prag të paralajmërimeve të shpeshta për një valë të re të refugjatëve, në kontekst të tensioneve më të fuqishme mes Europës dhe Turqisë, si dhe për ndërprerje të marrëveshjes për migrantët.
Kjo është vizita e tretë e Tusk në Maqedoni, brenda dy viteve. Në takimin e fundit në mars të vitit 2016, Tusk dhe presidenti Ivanov kanë diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje europiane të përbashkët, për krizën e migrantëve.